10 drejtorët më të paguar në SHBA, 1 prej tyre drejton Google

SHBA-ja është cilësuar si vendi i ëndrrave dhe i mundësive! Shumë njerëz kanë gjetur veten dhe janë punësuar në kompani e pozita pune mjaft të lakmueshme. Sigurisht edhe profesionalizmi i tyre është shpërblyer. Revista “Forbes” në një artikull ka bërë të ditur se cilët janë 10 drejtorët ekzekutiv më të paguar në SHBA. I pari në këtë listë është renditur drejtori ekzekutiv i “Google”, indiani Sundar Pichai, 43 vjeç  me 199 milion dollarë nga aksionet e Alphabet. Pichai u bë drejtor tek “Google” pas krijimit të Alphabet.

Ndërsa vetë themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin kanë marrë një përqindje prej 34.6 miliardë dollarë dhe 33.9 miliardë dollarë sipas revistës “Forbes” nga vlerësimi i aksioneve të gjigantit të kërkimit “Google”.
10 drejtorët ekzekutivë më të paguar në SHBA:

John Hammergren, McKesson: 131.2 milion dollarë.

Ralph Lauren, Ralph Lauren: 66.7 milion dollarë

Michael Fascitelli, Vornado Realty: 64.4 milion dollarë

Richard Kinder, Kinder Morgan: 60.9 milion dollarë.

David Cote, Honeywell: 55.8 milion dollarë.

George Paz, Express Scripts: 51.5 milion dollarë.

Jeffery H Boyd, Priceline.com: 50.2 milion dollarë.

Stephen Hemsley, UnitedHealth Group: 48.8 milion dollarë.

Clarence P Cazalot, Marathon Oil: 43.7 milion dollarë.

John C Martin, Gilead Sciences: 43.2 milion dollarë.

Keshilla

Leave a Reply