10 profesionet e punës në zhdukje

Mundësit të cilat na u ofrohen sot për një jetë më të mirë janë të shumta. Ndikimi i teknologjisë ka pasur anët pozitive si dhe të metat e veta. Mirëpo, në ditët e sotme bashkë me këto përparësi janë edhe të metat ato që po reflektojnë shumë në shoqërinë tonë. Ekspertët parashikojnë që në dy dekadat e ardhshme mundësia për t’i zëvendësuar disa profesione të cilat sot ekzistojnë është shumë e madhe. Profesionet të cilat sot janë padyshim shumë të nevojshme, një ditë do të kalojnë në procese mekanike dhe do të kryhen nga mjete dhe teknologji të cilat do të krijohen.

Profesionet të cilat nuk e rrezikojnë këtë zëvendësim përfshijnë ato profesione në të cilat kërkohet përkujdesje për të tjerët, aftësi të mira kreative apo edhe aftësi negociuese.

10 profesionet që kanë rrezikun më të lartë për t’u automatizuar janë:

  1. Ndërmjetësit,
  2. Hartuesit e taksave,
  3. Agjentët e mallrave,
  4. Ekzaminuesit, kërkuesit e materialeve të ndërtimit,
  5. Riparuesit e orëve,
  6. Teknikët matematicienë,
  7. Marketingu dhe shitja nëpërmjet televizionit,
  8. Teknikët e librarive,
  9. Agjensionet e sigurimit,
  10. Punonjësit për hedhjen e të dhënave.

10 profesionet që kanë rrezikun më të ulët për t’u automatizuar janë:

  1. Trajnerët e sportit,
  2. Analistë të sistemeve kompjuterike,
  3. Drejtorët për menaxhimin e rasteve emergjente,
  4. Menaxherët e burimeve njerëzore,
  5. Mësuesit,
  6. Profesionet që lidhen me shëndetin si: terapistë, psikologë, infermierë,
  7. Arkeologët,
  8. Koreografët,
  9. Dizajnuesit e veshjeve,
  10. Antropologët.

Nuk duhet harruar faktin që me zhvillimin e teknologjisë krijohen edhe jashtëzakonisht shumë vende të reja pune, madje ndoshta edhe shumë më shumë se sa eliminohen. Sot shumica e profesioneve neve na lidhin  pikërisht me teknologjinë dhe internetin,madje ndodhë shpesh që përdorimi i teknologjisë të jetë zgjidhja jonë e vetme për një çështje të caktuar.

 

 

Lajme

Leave a Reply