100 të rinj do të punësohen përmes marrëveshjes me GIZ

Sot është nënshkruar memorandumi në mes të ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale dhe organizatës gjermane për bashkëpunim Ndërkombëtare (GIZ), përmes së cilës do të krijohen kushte të reja për punësimin e të rinjve.

Ministri i Punës Arban Abrashi, ka thënë se përmes kësaj marrëveshjeje do të punësohen 100 të rinj, nxënës ose student të cilët punën praktimke do të kenë mundësi ta kryejnë nëpër biznese.

Drejtori i GIZ-it për Kosovë James Macbethu është shprehur i lumtur që kanë mundësi ta ndihmojnë Kosovën në punësimin e të rinjve. Të rinjtë që do të jenë pjesë e këtij projekti duhet të jenë të regjistruar në zyrat për punësim social.

Ministia e Punës ka participuar me 33 për qind, kurse pjesa tjetër do të kryhet nga organizata GIZ. /klankosova/

Lajme

Leave a Reply