6 këshilla se si të gjejmë një punë!

E keni pyetur vetën ndonjëherë se cilat janë teknikat që duhet praktikuar nëse dëshirojmë të gjejmë një vend punë? Më poshtë ne u ofrojmë të lexoni 6 këshillat kryesore që të jemi në marrdhënie pune.

Teknikat e shitjes

Përgatituni gjatë një interviste në telefon apo intervistës së parë që të realizoni një “shitje 60-sekondëshe”, një përmbledhje me 4-5 fjali të biografisë dhe arritjeve tuaja. Kur ju thonë “më fol për veten, pse duhet të të punësoj?” duhet të keni një përmbledhje të ditur përmendësh se pse jeni i mirë për atë punë.

Punoni në rrjetin tuaj

Interneti nuk duhet të jetë një qëllim në vetvete për t’u punësuar, sidomos nëse bëhet fjalë për kompani të mëdha. Pyesni këdo që njihni nëse kanë lidhje me një punëdhënës të caktuar, në mënyrë që aplikimi juaj t’i shkojë atij drejtpërdrejt. Microsoft ka 100 000 aplikime pune në muaj, kështu që mund ta imagjinoni sa e lehtë është t’ju gjejnë edhe ju aty brenda

Zgjeroni horizontin

Merrni pjesë në takime profesionale që janë të ngjashme me profilin tuaj. Psh. megjithëse mund të jeni të specializuar në marketing, mund t’i shtoni njohurive tuaj edhe financën apo fusha të tjera që mund t’ju hyjnë në punë për aftësitë që keni.

Kontrolloni aftësitë

Megjithëse mund të mos keni kohën apo burimet financiare për një diplomë më të avancuar, mund të përmirësoni aftësitë tuaja duke u marrë me kurse të ndryshme. Gjithashtu mos harroni rastet e bashkëpunimit në vullnetarizma apo organizata jofitimprurëse

Të dish sa vlen

Edhe në kohë të këqija është gabim të kërkosh një punë më të ulët sesa vlen.Parase të pranoni një ofertë, komunikoni me dikë që e njeh mirë tregun për të vlerësuar nëse paga e ofruar është pikërisht ajo që ka lidhje me punën tuaj. Nuk është normale të merrni çdo gjë që judelpara. Do t’ju duhen 10 vjet punë që të arrini një pagë të favorshme.

Përditshmëria

Kur nisni të kërkoni punë, mos e bëni një ditë po dhe një ditë jo. Çdo ditë duhet të jetë dita juaj e kërkimit.

 

 

Keshilla

Leave a Reply