Arsyet se pse të diplomuarit bëhen punonjësit më të mirë

Janë disa arsye se pse të sapo diplomuarit bëhen punonjësit më të mirë. Duke pasur parasysh natyrën e punës të një kompanie, industrie dhe punës specifike një punonjës i sapo diplomuar është shpesh më i përshtatshëm se sa një kandidat me shumë vite eksperiencë. Në disa kompani, të sapo diplomuarit janë punësuar si shkak i prezencës dhe njohurive për informacionet në faqet e internetit.

Këtu janë disa nga arsyet kryesore pse të diplomuarit janë punonjësit më të kërkuar..

  • Aftësia për të arritur një target të caktuar
    Kompanitë shpesh e kanë të vështirë të arrin të kapin një target të caktuar të atyre që janë 18-25 vjeç. Të sapo diplomuarit janë rreth kësaj moshe dhe kështu e kanë më të lehtë për të kuptuar këtë target.
  • Media sociale
    Me një rritje të shpejtë të mediave sociale në zhvillimin e bizneseve dhe të marketingut, aftësia për tu përshtatur me mediat sociale është shumë e vlerësuar nga punëdhënësit. Pjesa më e madhe e 18-25 vjeçarëve kanë një Tëitter, Facebook apo LinkedIn. Të gjitha këto janë efektive për një marketing online.
  • Idetë e freskëta dhe prespektivat
    Të sapo diplomuarit mund të kenë një ide të re për procesin e biznesit, në planet e marketingut dhe procedura të tjera të jashtme apo të brendshme që kompania mund të ketë. Për vetë faktin që të sapodiplomuarit nuk kanë eksperienca të tjera trajnimi ata mund të kenë më shumë ide për të zhvilluar sisteme të reja.
  • Aftësia për të udhëtuar
    Të sapo diplomuarit shpesh nuk kanë përgjegjësi si familje apo martesa për ti ndaluar ata për të udhëtuar. Ky është një faktor për punëdhënësit që duan të mbështeten te dikush pa hezitim.
  • Konfident dhe të motivuar për të mësuar
    Të sapo diplomuarit shquhen për entuziazmin e tyre në vendin e punës, dhe kjo është e rëndësishme sepse ata janë të gatshëm të zhvillohen dhe ti tregojnë menaxherit se janë të aftë për ta bërë punën, dhe më shumë. Pas 4 viteve universitet ata janë akoma në procesin e të mësuarit. Konfidenca si dhe aftësia për të pyetur njerëzit për koncepte të reja është diçka ku të sapo diplomuarit janë mjaft të aftë.

Lajme

Leave a Reply