Dhjetë këshilla për t’u dëshmuar në punë

Javët e para në një ambjent të ri janë të rëndësishme pasi përcaktojnë nëse e ardhmja juaj do të jetë parajsë apo purgator në këtë ambient. Sjellja jonë është e rëndësishëme sa edhe aftësitë tona profesionale. Lexoni 10 prej këshillave tona të rëndësishme që kemi zgjedhur për ju.

1. Pranojeni secilën punë që ju ofrohet.

Demonstrojini aftësitë tuaja prej lideri dhe bëhuni mentore e kolegeve dhe kolegëve të rinj. Në qoftë se nga shefi juaj kërkoni që t’ju besojë më shumë punë me përgjegjësi, vetëm dëshmojuni se jeni ambicioze, përkushtojuni punës dhe vetvetiu do të jeni kandidate më serioze për avancim.

2. Specializohuni.

Mësojeni ndonjë gjuhë të huaj, zotërojeni punën në kompjuter, posaçërisht mësojeni ndonjë program të caktuar, bëhuni eksperte për hulumtim në Internet, informohuni sa më shumë rreth punëve financiare dhe të marketingut, lexoni revista profesionale nga fusha me të cilën merreni…

3. Bëhuni mësuese e të rinjve.

Demonstrojini aftësitë tuaja prej lideri dhe bëhuni mentore e kolegeve dhe kolegëve të rinj.

4. Mos i refuzoni punët e rrezikshme.

Propozojini shefit ide të reja dhe jini e gatshme që të pranoni detyrat të cilat kërkojnë angazhim dhe mund të madh. Transferimi në lokacion tjetër apo në ndonjë punë tjetër mund t’ju rritë rejtingun.

5. Bëhuni njeri që s’ia “prish qejfin askujt”.

Organizoni pikniqe të përbashkëta për tërë kolektivin, për kolegët më të vjetër organizoni takim afarist – dhe do të jeni në qendër të vëmendjes, do të njiheni me njerëz nga repartet e tjera të punës, do të dëshmoheni si besnike e firmës.
6. Fitoni në kohë.

Mësohuni që çdo detyrë që ju jepet ta kryeni para afatit dhe assesi në çastin e fundit.

7. Bisedat kurrë mos i ndërpre.

Mbajini kontakte me njerëzit edhe jashtë sferës së punës suaj. Nëpërmjet raporteve të mira profesionale mund të siguroni informata të rëndësishme, përkrahje emocionale (e cila është e dobishme posaçërisht kur merrni vendim që të ndërroni punën), siç janë këshillat se si të gjendeni më së miri në xhunglën afariste.

8. Mos e leni shefin të qetë.

Raportojini rregullisht për e-mail-ët e arritur, për çdo gjë të re që jeni informuar rreth punës dhe për atë se deri ku keni arritur në punët e rëndësishme; nuk duhet ai të mendojë për atë se sa jeni e shkathët për të punuar, por ju vetë duhet ta bindni atë për shkathtësitë tuaja.

9. Mos u frikësoni nga konkurrenca.

Krahasojeni veten me punëtorët më të mirë të firmës suaj apo në fushën me të cilën merreni. Verifikojini aftësitë tuaja dhe përmirësojini ato gjëra që ju duken se duhet përmirësuar.

10. Planifikojini potezat e karrierës suaj.

Ndërmerrni iniciativën për avancim. Mos e fajësoni shefin për pozitën tuaj aktuale. Mbajeni mend: është karriera juaj!

 

 

 

 

Keshilla

Leave a Reply