Disa nga rregullat e pashkruara në vendin e punës

Secili qytetarë i gatshëm dhe mirë i përgatitur për punë duhet ti ketë parasysh disa gjëra përpara se të filloj punën, është shumë e rëndësishme të keni parasysh disa “rregulla” të cilat nuk janë të shkruara, por që duhet ti dini dhe ti përfillni.

gossip_1900288b

Mos shpërndani thashetheme

Secila kompani apo vendi punës i ka personat e veçantë që kanë dëshirë të shpërndajnë informata dhe dezinformata për kompaninë apo punonjësit aty, megjithatë është shumë mirë nëse rrini larg këtij gjesti. Thashethemet mund ta rrezikojnë vendin e punës prandaj krijoni një rreth të sigurte dhe një ambient të qetë pune pa probleme.

 

3018572-poster-p-1-how-to-be-a-success-at-everythinghow-dress-codes-help-or-hinder-innovation

Vishuni mirë dhe pastër

Pamja e jashtme, si dukeni dhe çfarë vishni mund të jetë vendimtare se si ju trajtojnë të tjerët në punë. Të vishesh mirë dhe pastër ka një rëndësi të veçantë, jo domosdoshmërisht ju duhet të visheni me rroba të shtrenjta por ato duhet të jenë të pastra patjetër. Mos  e teproni, rrini gjithmonë brenda stilit tuaj e më e rëndësishmja brenda stilit të kompanisë.

iStock_OfficeWorkers1-1024x768

Merrni pjesë në organizimet e kompanisë

Nëse kompania juaj organizon ndonjë festë apo ndonjë eveniment asnjëherë mos hezitoni të merrni pjesë. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme pasi që iu jep mundësi juve dhe kolegeve të punës të njiheni më shumë në mes vete e po ashtu të njihni më shumë kompaninë dhe njerëzit e saj.

make-time-office

 

Kujdes vonesat

Ka shumë gjëra që iu personifikojnë kur jeni në punë, përpikëria është njëra nga vetitë që çmohet në çdo vend të punës prandaj bëni përpjekje që të jeni me kohë në vendin e punës. Kjo ju shton besimin punëdhënësve tuaj e në të njëjtën kohë ju do të fitoni respekt më të madhe.

shutterstock_120558493

Respektoni të gjithë, pavarësisht nga pozita

Përpara se të jeni punëtorë ju duhet të keni parasysh se ju jeni njeri dhe duhet të keni respektin për të gjithë punëtorët pavarësisht pozitës. Normalisht që personat me pozita më të larta ka tendenca që të respektohen më shumë, megjithatë as ata në pozita më të ulëta nuk duhet të nënçmohen , ata meritojnë respekt të njëjtë.

Lajme

Leave a Reply