Gjeni se cila punë është ideale për ju, përmes 3 hapave

Gjithmonë keni dëshiruar një punë të mirë dhe sipas standardeve tuaja. Ti tani dëshiron të kesh një punë të re, një karrierë të re, diçka krejtësisht të re. Mirëpo nuk e dinë as vet se cila është puna ideale për ty.
Edhe pse mundësitë e shumta të karrierës, ndodhen jashtë dhe lista e tyre fatmirësisht është e pafundme. Mirëpo, jo për juve që jeni në dilema me iden se cila çfarë profesioni doni. Ndalu! Ne kemi diçka për ju! Para se të fillosh të ankohesh lexo më poshtë hapat praktik, dhe do ta kesh më lehtë të fokusohesh për kërkimin e duhur të punës, dhe disa aftësive të rëndësishme dhe kontakte ndërkohë që kërkon.

1. Vizualizo punën e ëndrrave
Nëse mund të bëje diçka gjithë ditën, çdo ditë, çfarë do të ishte? Mendo gjerësisht, përtej veprimeve dhe aftësive, dhe përfshij interesat dhe hobetë e tua. Kalo disa kohë thjesht duke shkruajtur fjalët që përshkruajnë personalitetin dhe punën e ëndrrave të tua, pastaj tërhiqu dhe kontrollo për ndonjë temë që përsëritet dhe mund ti lidhësh së bashku. Për shembull nëse dashuron çdo gjë që lidhet me ushqimin dhe të marrësh energji sa herë flet me njerëz, ndoshta një pozicion në shtije në një kompani Kateringu ose një Start-up ushqimi mund të jetë vendi i duhur për ty.
Por mos ndalo thjesht tek interesat e tua, gërmo pak më thellë. E zëmë se dashuron të shkruash, veçanërisht në lidhje më modën dhe personazhet e famshme. Preferon të bësh kërkim për ditë të tëra apo do të jesh aty ku ndodh ngjarja? Është stili yt i të shkruajturit mesatar apo mund të bëjë profesorët e Universitetit xhelozë? Këto lloj pyetjesh mund të të ndihmojnë të ngushtosh hapësirën ku të kërkosh.
Nëse ndjehesh i çorientuar nga opsionet e shumta, provo të bësh një testim personaliteti. Një opsion i famshëm është Mayers-Briggs Type Indicator (MBTI), një test vet-përshkrues që përputh karrierën me personalitetin tënd, pikat e forta dhe preferencat. Për shembull, unë jam një INTJ që nënkupton që jam skeptik, i pavarur dhe kam standarde të larta kompetence dhe performance. Duke iu referuar rezultateve të mia, INTJ lulëzojnë në çdo profil pune ku mund të përdorin krijimtarinë e tyre intelektuale dhe njohuritë teknike për të konceptuar, analizuar dhe për të realizuar detyrën e dhënë. Për mua një karrierë në inxhinieri, mjekësi ose drejtësi (zgjedhja ime) është një përputhje e përsosur. Rezultatet që do të marrësh me shumë mundësi do jenë po kaq të përgjithshme, por të paktën do të orientojnë në drejtimin e duhur.

2. Flit me njerëzit
Së bashku me intro-spektivën, krijo kohë për të eksploruar. Kërkimi mbi një shumëllojshmëri mundësish karriere dhe të folurit me njerëzit rreth punëve dhe eksperiencave të tyre është një mënyrë shumë e mirë për të parë kush prej tyre mund të jetë e përshtatshme për ty.
Kur të gjesh disa punë që tingëllojnë “fiks” për ty, kontrollo midis kontakteve të tua dhe kërkoju miqve dhe familjarëve të të vendosin në kontakt me profesionistët e asaj fushe. Mos hezito të kontaktosh një shumëllojshmëri njerëzish, nga bashkëmoshatarët e tu deri tek personat që admiron. Telefono, dërgo email-e ose dërgoji një kartolinë dikujt, ku ti thuash sa i impresionuar je me karrierën e tij/saj dhe dëshirën për të ditur mendimin e tyre për industrinë dhe punën e tyre. Pavarësisht ngarkesës dhe mungesës së kohës, zakonisht janë të gatshëm të kalojnë pak kohe në një email, telefonatë, kafe ose drekë me një protégé në zhvillim e sipër.

3. Përfito aftësi gjatë rrugës
Ndërkohë që po zbulon kush është puna e ëndrrave të tua, kujto që pjesa më e rëndësishme për të fituar punën është të sigurohesh që je i kualifikuar për të. Kështu që ndërkohë që eksploron mundësitë e ndryshme për karrierë dhe po takohesh me njerëz, mbaj shënim për aftësitë që do të duhen për të pasur sukses në atë fushë. A kalon kushdo nga personat me të cilët flet një pjesë të ditës duke shkruajtur? A kërkojnë të gjitha pozicionet, për të cilat je i interesuar, njohuri bazë në HTML?

Mbaj një listë me të gjitha gjërat që duhet të përfshish në CV-në tënde. Shëno me një plus të gjitha aftësitë dhe karakteristikat që tashmë i zotëron dhe pastaj krijo një plan për përfitimin e të tjerave. Për aftësitë më komplekse ose njohuritë teknike, kërko për Workshop-e dhe klasa ku mund ti mësosh ato, ose konsidero nëse ke nevojë të rikthehesh në shkollë. Edhe nëse nuk je ende i sigurt kush është puna e ëndrrave të tua, pa-diskutim që mund të bësh progres kundrejt saj. (Dhe hej – mund të zbulosh gjëra të tjera që pëlqen të bësh rrugës!).
Kërkimi për punë kur nuk je i sigurt për atë çfarë do është shumë e vështirë, mundësitë duken të pafundme dhe jo në një aspekt pozitiv. Por, kur armatosesh me një hartë mendore, disa informacione mbi industrinë dhe kontakte, dhe një listë aftësish mbi të cilat të punosh, të paktën do të kesh ngushtuar hapësirën ku po kërkon. Dhe atëherë, fillo kërkimin!

Keshilla

Leave a Reply