Industria 4.0 rrezikon miliona të papunë

Bota e punës ndodhet përpara një revolucioni të madh. Kompjuterizimi i fabrikave inteligjente, makineritë dhe objektet që flasin me njëra-tjetrën duket sikur po rrezikojnë faktorin njeri.

Industria 4.0- prodhimi i drejtuar nga kompjuterat të automatizuar të lidhur plotësisht me rrjet duket se do të sjellë përfitime të mëdha ekonomike, në të njëjtën kohë po rrezikon  miliona vende pune.

Në Forumin Ekonomik  në Davos ekonomistët më liberalë janë shprehur me tone serioze për pasojat negative që mund të shkaktojë Industria 4.0 në tregun e punës.

Organizatori i këtij Forumi Klaus Schwab ndër të tjera ka theksuar seNe ndodhemi në fillim të një revolucioni, si pasojë e të cilit, mënyra si jetojmë, punojmë dhe veprojmë me njëri-tjetrin do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”

Industria 4.0 rrit kërkesën për profesionistë, e në të njëjtën kohë mund të shkaktojë 7milion të papunë në 5 vitet e ardhshme

Rezultatet një sondazhi të bërë mes menaxherëve të 15 vendeve tregojnë se teknologjitë e reja në 5 vitet e ardhshme do të eliminojë 7milion vende pune. Po sipas këtij sondazhi këta të papunë nuk do të jenë vetëm nga fabrikat e automatizuara, por edhe nga sektori i administratës dhe nga sektori i shërbimeve.  Këshilltarë investimesh, infermierë apo shoferë taksish – të gjithë këta konkurojnë me teknikën.

Sipas një informacioni ekskluziv të gazetës “F.A.S” do të krijohen edhe vende të reja, por kryesisht  për specialistë kompjuterash dhe teknikë. Do të krijohen vetëm dy milionë vende të tilla –si rezultat është e barabartë me pesë milionë vende pune më pak deri në vitin 2020.

tabela e rritjes ekonomike

Shanse të mëdha për rritjen ekonomike me industrinë 4.0

Sa hërë që botë ndodhet përpara ndryshimeve të mëdha teknologjike, frika e papunësisë masive ka qenë e madhe. Kështu përmendet industrializimi i shekullit të 18-të kur pati papunësi masive, dhe përkeqësim të  kushteve të punës, por në të njëjtën kohë u rrit kërkesa për profesione të specializuara.

Kjo tendencë duket se do të vazhdojë edhe me industrinë 4.0. Sipas Enzo Weber-it, shkencëtar në Institutit e Kërkimeve të Punës dhe Profesionit (IAB) në Nyrnberg, veçanërisht persona me kualifikime të ulëta do ta kenë më të vështirë që të gjejnë një vend pune. “Por ne shohim se mund të eleminohen vende pune edhe në sektorë që kërkojnë kualifikim të mesëm.” Bota moderne e punës kërkon para së gjithash akademikë, thotë ai.

Parë në aspektin pozitiv do të ketë përparim teknologjik, krijim të mundësive të reja si dhe rritje të investimeve e alternativave të reja. Por sfidat do të kenë të bëjnë me kryesisht me kualifikimin e personelit të nxjerrë prej makinerive nga puna. “Puna nuk na ka mbaruar kurrë”, megjithatë, pas proceseve fundamentale ka gjithmonë periudha papunësie.

Askush nuk ka dyshim se Industria 4.0 do të sjellë shumë të ardhura – çështja që shtrohet është vetëm për kë? Ekspertët mendojnë se vendimtare do të mbetet kundërshtimi ose jo I këtyre pronarëve të makinerive ndaj ndryshimeve që mund të bëhen në taksa apo në të ardhurat bazë të garantuara.

 

Keshilla

Leave a Reply