Përshkrimi

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, me seli në Prishtinë, Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të Analistëve Kreditor për degët në vijim:
1. Dy (2) Analist Kreditor për degën në Podujevë
2. Një (1) Analist Kreditor për degën në Prizren

Përgjegjësitë :
• Promovimi i ofertës kreditore,
• Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
• Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
• Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
• Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:
• Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
• Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
• Njohuri për kredi-dhënie dhe të jete i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
• Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
• Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
• Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
• Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
• Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
• Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 28.12.2015 deri me dt. 04.01.2016. Kandidatet e interesuar mund t’i dërgojnë CV-it e tyre në adresën elektronike: HR@krk-ks.com.

Titulli i email-it tuaj duhet të përmbajë emrin e pozitës dhe degën për të cilën konkurroni.

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Etiketuar si:

Rreth Kreditimi Rural i Kosovës

Kreditimi Rural i Kosovës SHPK, është Institucion mikrokreditor i cili ju ofron kredi fermerëve, individëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Kosovës me qëllim të krijimi të të ardhurave, punësimit, përmirësimit te kushteve të jetes dhe zhvillimit ekonomik

Misioni i Kreditimit Rural të Kosovës është, sigurimi i qasjes në shërbimet finaciare për individët me të ardhura të ulëta, në zonat rurale dhe urbane të Kosovës, me prioritet në sektorin e bujqësisë dhe ndërtimin e një institucioni mikro-kreditor të qëndrueshëm, që do të influencojë zhvillimin e bujqësisë, zonave rurale dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës në përgjithësi.