Përshkrimi

Pershkrimi i punes

  • Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
  • Departamenti: Divizioni i Prokurimit
  • Titulli i vendit të punës: Asistent/e Administrativ /AD/200
  • Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti 6
  • Afati i kontratës: Nëpunës i jo karrierës – me kohë të caktuar, 1 vite
  • Nr.i Referencës: MSh-015/04/2016

 

Detyrat

  • Ndihmon stafin Profesional dhe Drejtues në një numër të detyrave standarde administrative (nën mbikëqyrje të kohëpaskohshme; kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë; 25%
  • Merr përgjegjësi specifike, sipas udhëzimeve, për detyra standarde specifike administrative/teknike dhe detyra të personelit; 20%
  • Kohë pas kohe merret në mënyrë të pavarur me çështje që nuk janë paraparë në udhëzime por janë të ndërlidhura me nevojat e institucionit; 15%
  • Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, shkrimeve, dokumenteve zyrtare, etj.; 15%
  • Ndërlidhet me punonjësit tjerë të nivelit të njëjtë në njësinë organizative, menaxherët dhe stafin e njësive tjera dhe homologët e jashtëm për të ofruar këshilla, udhëzime ose shkëmbim të informatave; 10%
  • Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga menaxherët dhe stafi në lidhje me procedurat standarde teknike ose administrative. 10%
  • Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe 5%

 

Kualifikimet

Shkollimi i kërkuar:

  • Diploma e Shkollës së Mesme.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
•Aftësi të mjaftueshme që herë pas herë të merret me disa çështje të cilat nuk janë paraparë me udhëzime, por që lidhen me nevojat e institucion;
•Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;
•Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);
•Arsimim i mesëm, trajnim përkatës
•Së paku katër (1) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative

 

Tjera

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e kërkuar dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

  • Bazuar në Nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Nenit 18 të Rregullores Nr. 02/ 2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.
  • Kohëzgjatja e emërimit:  Nëpunës jo karrierës me afat caktuar
  • Data e publikimit dhe mbylljes së konkursit: 08/04/2016 deri 22/04/2016

Paraqitja e kërkesave:

  • Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës, si dhe ti bashkëngjiten te gjitha dokumentet ne kopje qe dëshmon përgatitjen, përvojën dhe atributet tjera qe kërkohen. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038 212 -276
  • ”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.
  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
  • Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Etiketuar si: ,