Këshilla për menaxhimin e stresit në rikthimin në punën tuaj

Pas një pushimi të tërë që kemi bërë jashtë punës tonë, në psikikën tonë ndodhin ndryshime të mëdha. Duke filluar nga ajo se si do t’i përshtatemi nga fillimi ambientit dhe punëve tona që na presin. Dhe pikërisht ju duhet të niseni nga ky informacion për të mos qenë të papërgatitur nga ndryshimi i papritur i zakoneve. Më poshtë në këta artikuj mund të informoheni  dhe të njeheni me disa prej sugjerimeve të ekspertëve se çfarë duhet të beni në fund të pushimeve, që t’iu riktheheni punëve tuaja me sa më pak stres.

Përfitoni nga ditët e fundit të pushimeve

Stresi i sezonit të ri godet një në dhjetë persona, ndërsa gjatë kësaj kohe individi ndien mungesë rehatie, trishtim, shqetësim dhe lodhje, pra stres rikthimi. Gjithçka lind nga pushimet, pra nga ajo eksperiencë që faktikisht na fal mirëqenie vetëm për një periudhë të shkurtër. “Vakuumi, që vjen nga latinishtja e vjetër, është një lloj hapësirë boshe, në të cilën eksperimentojmë një ndarje nga ritmi i pandërprerë i punëve të ndryshme”, thotë Roberto Pani, psikoterapeuti dhe profesori i psikologjisë klinike në Universitetin e Bolonjës.

Në të vërtetë ekziston një hapësirë mendore, prej së cilës ndiejmë një shqetësim psikologjik, një ndryshim nga jeta e përditshme. Sa më të bukura të kenë qenë pushimet, aq më shumë do ta ndieni shqetësimin për të rifilluar jetën, për të shkuar në shkollë, punë apo për të nisur diçka të re.

Ndaj për të luftuar stresin e rikthimit, një zgjidhje është ajo e shijimit të mirëqenies tipike të ditëve të fundit të pushimeve, kur trupi dhe mendja janë ende të “dehur” me ndjenjën e qetësisë dhe relaksimit. Nuk po themi që të shmangni dhe të lini pas impenjimet tuaja, por që të mos jetoni me një ankth të ekzagjeruar.

Pushimet mbeten në kujtesë

Për të parandaluar stresin e rikthimit, vazhdoni të mbani për disa ditë ritmet e ngadalta të pushimeve, duke e marrë veten dalëngadalë për punët e përditshme që ju presin. Përqendrimi te pushimet e vogla gjatë ditës mund të jetë një zgjidhje. Po kështu, ju këshillohet që të mos lodheni shumë me ecejaket nga një pjesë e qytetit në tjetrën, për të paguar për shembull fatura të ndryshme. Sigurisht, duhet pak durim për t’u kthyer në situata të përditshme, të cilat i njohim shumë mirë.

Jetoni fundjavën

E shtuna dhe e diela duhet të jetohet sa më shumë. Kështu që përpiquni të organizoni fundjavat jashtë, me miqtë ose edhe vetëm, duke vizituar qytete artesh, vende interesante etj. Por një mënyrë shumë e mirë për fundjavat tuaja janë edhe qendrat e mirëqenies, të estetikës etj. Pra fjala më me vend është që të qëndroni aktiv.

Riorganizoni jetën tuaj

Ditët që ju ndajnë nga rikthimi i vërtetë mund të zihen nga aktivitete për të cilat mbase nuk keni pasur kurrë kohë për t’i bërë gjatë vitit ose që i keni shtyrë gjithmonë. Kështu:

– Përfitoni nga koha e lirë për të lexuar një libër mbi një argument shumë të ndryshëm nga ai që keni lexuar deri më tani ose edhe ndonjë tregim të shkurtër, i cili do t’ju ndihmojë të mendoni;

– Vini rregull në shtëpinë tuaj duke pastruar dhe sistemuar çdo gjë. Do të ndiheni më të fuqishëm shpirtërisht dhe më të qetë në rrafshin psikologjikë kur të shihni se në shtëpinë tuaj shkëlqen gjithçka;

– Organizohuni që të planifikoni aktivitete të cilat ju duken pak të mërzitshme, në mënyrë që të mësoheni dalëngadalë me rikthimin tek impenjimet më të vështira apo më të mërzitshme;

“Sigurisht, të gjitha këto nuk duhet t’i praktikoni si detyra të reja që po ju ngarkohen. Janë thjesht sugjerime paraprake se si t’i riktheheni jetës së vjeshtës, me sa më pak stres”, përfundon psikoterapeuti Pani.

Keshilla

Leave a Reply