Këshillat e një milioneri: Ja 5 mënyrat për t’u bërë i pasur

Të jesh i pasur është më tepër një gjendje mendore sesa një gjendje e një llogarie bankare. Ka shumë përkufizime se çfarë do të thotë të jesh i pasur.  Realisht të pasurit mund të bëhen të varfër dhe të varfrit të pasur. Për më tepër të qenit të pasur ka të bëjë me plotësinë. Gjithsesi për të arritur këtë lloj plotësie duhet të kesh liri financiare, paqe personale dhe lumturi. Nëse kërkoni t’i keni të gjitha këto në jetë, atëherë këtu keni pesë mënyrat e vetme se si mund të bëheni të pasur.

1- Pranoni një mentalitet prej prodhuesi  

Ju duhet të bëni një ndryshim të madh nga të qenit një konsumator në të qenit një prodhues. Ja disa shembuj: Konsumatorët hanë pica, prodhuesit prodhojnë pica; konsumatorët shohin filma, prodhuesit krijojnë filma; konsumatorët kërkojnë punë, prodhuesit prodhojnë punë. Çdo milioner është prodhues. Vetëm prodhuesit pasurohen. Qëllimi i superpasurimit të një prodhuesi nuk është të hajë, por të ushqejë të tjerët. Sigurisht dhe prodhuesit konsumojnë në njëfarë mënyre, por ky nuk është qëllimi i tyre kryesor. Në vend të kërkimit të vaktit të ardhshëm ata janë më tepër të interesuar në sigurimin e një vakti për dikë tjetër, duke ditur që prodhuesi ka shansin ‘të hajë’ në proces.  Ndërkohë që këta prodhues sigurojnë operacione zemre, shkruajnë librat më të shitura, ose ndërtojnë grataçela, ata mësojnë si të krijojnë produktin dhe si t’ju shërbejnë njerëzve përreth. Nëse do të studioni milionerët do të kuptoni që ata ofrojnë shërbime që mund t’i përdorin miliona njerëz.

2- Përcaktoni normën tuaj ditore 

Sa fitoni për ditë? E keni llogaritur vlerën tuaj ditore? Mesatarisht ekzistojnë 250 ditë pune në vit. Dëshironi të bëheni milioner?  Atëherë nëse fitoni 100 $ në ditë duhet ta dyfishoni këtë vlerë. Duhet të përmirësoni veten, shërbimin që ofroni, paraqitjen para klientëve. Duhet të jeni kreativ, të mendoni metoda të reja. Nëse merreni me shitje dhe bëni 10 shitje në ditë, duhet t’i dyfishoni ata. Nëse kujdeseni për një fëmijë duhet të hapni një qendër për kujdes fëmijësh për 50 fëmijë. “Suksesi është të marrësh çfarë dëshiron, lumturia është të dëshirosh atë që ke.”— Dale Carnegie

3- Sakrifiko gjithçka

 Njerëzit kanë frikë të bëjnë sakrifica nga frika se mos humbin diçka.  Para se të bëheni të pasur, duhet të bëheni të varfër. Harrojini llotaritë, nëse dëshironi të bëheni të pasur duhet të jeni në gjendje të sakrifikoni gjithçka. Duhet të prisni më të mirën, por të jeni në gjendje të përballeni me më të keqen. Do ketë shumë herë që do mohoni shumë pakënaqësi duke qenë të fokusuar vetëm tek qëllimi i madh. Qasja është e tillë. Ju duhet të pyesni veten cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë? Pastaj pyet veten cila është gjëja më e mirë që mund të ndodhë? Zakonisht ju do të gjeni vetëm një arsye pse nuk duhet të rriskoni dhe kjo është ana financiare. Nëse nuk sakrifikoni gjithçka, nuk mund të arrini qëllimet.

 4- Qëndroni pranë mirëqenies

Shëndeti përkeqësohet kur dikush zhytet në varfëri . Shpeshherë njerëzit e lënë veten në vende të varfra dhe shoqërohen me njerëz të varfër. Shumë njerëz i tolerojnë kushte të tilla negative. Ata nuk e kuptojnë ndikimin e thashethemeve, dhunës dhe dramave. Nën një këndvështrim të thjeshtë nëse nuk je në pasuri, atëherë je në varfëri. Kuptoni se si mund të përfshiheni në aktivitete të mirëqenies. Zëvendësoni basketbollin, me vizita në shtëpi luksoze dhe mbikqyrje  marrëveshjesh mbi shitjet e makinave.

 5-Përdorni dhuntitë tuaja

Çdo person ka dhunti natyrale. Disa njerëz mund të kenë disa dhunti, ndërsa disa mund të kenë vetëm një. Ju duhet të kuptoni dhuntitë tuaja dhe t’i përdorni ata. Ju duhet të kultivoni dhuntitë tuaja dhe të shoqëroheni me njerëz që ju mbështesin. Të gjesh talentet, aftësitë, dhuntitë mund të mos jetë gjithmonë e dukshme. Ndërkohë shkolla, vendi i punës, institucionet fetare nisën t’i inkurajojnë njerëzit për të gjetur këto talente shpeshherë njerëzit ndihen nën trysni. Sekreti është që të jeni vetvetja, pa u sforcuar për të marrë një formë të caktuar. Gjithsesi ju mund të kuptoni talentet  në një moment të caktuar jetësor.  Paraja është një mjet që t’ju mundësojë ju të arrini më shumë nga ai/ajo që jeni. Mirëqenia ekziston, ju duhet thjesht të gjeni një mënyrë se si ta bëni pjesë tuajën.

Keshilla

Leave a Reply