Këshillat që duhet t’i ndjekin studentët e gazetarisë

A e keni ëndërr që të bëheni gazetar? Mund të jetë pak e vështirë në fillim, por me punë dhe përkushtim do t’ia dilni.

Këto janë këshillat që duhet t’i ndiqni për të pasur sukses në rrugëtimin tuaj për t’u bërë gazetar dhe për të punuar në media:

  1. Shkruani 
    Qoftë nëse jeni thjeshtë student apo një gazetar praktikant, mënyra më e mirë që të bëheni një gazetar i mirë është duke praktikuar të shkruarit. Shumë madje.

Qoftë nëse e hapni një blog, shkruani për gazetën studentore apo gjeni portale lokale të cilat i publikojnë shkrimet tuaja, e gjithë eksperienca juaj do të forcohet dhe ju do të përgatiteni shumë mirë për gazetari. Përmirësoni aftësitë duke shkruar në blogje, portale dhe uebfaqe të tjera, aty ku njerëzit mund t’i shohin shkrimet tuaja dhe së shpejti ju do të bëheni një gazetar profesionist.

  1. Krijoni një rrjet 
    Për të pasur sukses në karrierën tuaj si gazetar, ju do të keni nevojë për mbështetje. Në fazat e hershme të zhvillimit tuaj profesional, shoqërohuni me njerëz që punojnë në media, shkoni në konferenca, takime, bashkëpunoni me kolegë në mediat sociale dhe ndihmoni edhe ju të tjerët në këtë rrugë. Puna ekipore në gazetari është një aftësi vitale që duhet ta mësoni, shkruan Gazeta Express.
  2. Përcaktohuni 
    Zgjidhni një fushë që ju intereson më së shumti, dhe më pas ju do të bëheni ekspert i saj. Qoftë nëse është sporti, kultura, politika apo showbizi, ju duhet të përcaktoheni në fushën që dëshironi të punoni. Përderisa i zhvilloni aftësitë tuaja, mendoni për atë se çfarë ju bën të dalloni nga gazetarët e tjerë. Ka shumë gazetarë që shkruajnë për shumë gjëra, por çfarë do të ofronit ju që ata nuk e ofrojnë?

Bëjeni një listë të gjërave që i bëni më së miri dhe atyre që nuk i bëni aq mirë. Mendoni për mundësitë të cilat duhet t’i shfrytëzoni për t’i demonstruar aftësitë tuaja tek punëdhënësit e ardhshëm.

  1. Kuptojeni sa më mirë digjitalen
    Hendeku mes gazetarisë online dhe asaj offline është vazhdimisht duke u ngushtuar. Kjo mund të argumentohet me atë se nuk ka ndarje mes këtyre dyjave, pas të gjithave. Këto ditë, gazetarët duhet të kuptojnë mediat sociale dhe mënyrën e raportimit në formë multimediale. Si gazetar i ri, aftësia për të prodhuar vetë video-raportin tuaj mund të jetë një avantazh i madh.

Të kuptoni se si sillet audienca juaj në internet është e rëndësishme. Të njihni sa më mirë digjitalen është gjëja më inteligjente që mund të bëni. Aftësia për të njohur sa më shumë teknologjinë dhe digjitalen do të jetë një atribut i rëndësishëm për gazetarët e epokës digjitale.

  1. Besoni në vetvete 
    Të “shpërthesh” në gazetari nuk është e lehtë. Kërkohet talent, këmbëngulje dhe etikë e punës, nëse dëshironi të arrini në maje. Suksesi nuk vjen shpejtë dhe do të keni nevojë shumë për ndihmë nga të tjerët nëse dëshironi të arrini sukses.

Do të përballeni me pengesa, kështu që është mirë ta përgatitni veten për këtë. Vetëbesimi është një gjë e rëndësishme në rrugëtimin tuaj për t’u bërë gazetar. Nëse gazetaria është ajo që me të vërtetë dëshironi të bëni, atëherë mos u ndalni, motivojeni veten derisa të filloni të shihni rezultate të mira. /express/

Keshilla

Leave a Reply