Lypësi që fiton pothuajse sa kryeministri

Një lypës në Britani fiton rreth 500 funte në ditë, duke u shtirur si i pastrehë, pavarësisht se jeton në një shtëpi me kushte normale.

“Daily Mail” shkruan se burri, i cili nuk është identifikuar me emër në shkrim, rri zakonisht në qendër të qytetit Wolverhampton, pranë qendrave tregtare, ku fiton rreth 2500 paund në javë.

Duke llogaritur sikur ai nuk paguan taksa, tabloidi britanik shkruan se të ardhurat e tij vjetore mund të shkojnë në 130 mijë funte, rreth 12 mijë funte më pak se paga vjetore e kryeministrit David Cameron.

Një zyrtar vendas konfirmoi se lypësi jeton në një shtëpi me kushte normale. “E dinim se nuk ishte i pastrehë, por jeton në një banesë me kushte të mira. Por pavarësisht kësaj, ai ulet në qendër të qytetit në oraret kur ka më shumë njerëz dhe duket i lumtur me atë që bën”, tha ai.

Lajme

Leave a Reply