Puna që paguhet 60 mijë dollarë në vit!

Këshilli Britanik i Shpendëve është duke ofruar plot 60 mijë dollarë fitim në vit për kandidatët që dëshirojnë të punojnë në një kompani zogjsh.
Por problemi me cilin po përballet këshilli është se askush nuk po pranon që ta bëjë këtë punë.
Punonjësit duke që të bëjnë përcaktimin e gjinisë së zogjve të destinuar për therje.
Kompania deklaroi se vitin që shkoi nuk kishte asnjë kandidat për këtë pozicion. Një punonjës i një profesioni të tillë duhet të shpenzojë 12 or orë në kompani duke ndarë zogjtë e gjinisë femërore edhe ata të gjinisë mashkullore, ku këta të fundit përfundojnë në thertore.

Punonjësit duhet të arrijnë të seleksionojnë mes 800 deri në 1000 zogj në orë, rreth një zog çdo 4 sekonda.

“Është provuar që është e vështirë t’i bësh njerëzit të qëndrojnë në punë. Duhen tre vjet për të trajnuar dikë në mënyrë që ata të zhvillojnë ndjeshmërinë dhe shkathtësinë për të dalluar seksin e të shpendëve, dhe shumë njerëz nuk duan të shpenzojnë kaq shumë kohë”, thotë një përfaqësues i këshillit.

Duket një punë e thjeshtë, por askush nuk ka pranuar të punojë në një industri të tillë. Mbretëria e Bashkuar apelon se ka shumë nevoja për një profesion të tillë.

Keshilla

Leave a Reply