Sfidat e vendit të punës për të rinjtë!

Karriera – Ti je në mes të njëzetave. Vjen nga universiteti dhe e ke kryer tashmë diplomimin. Je plot energji, gati për të nisur punën tënde, atë të parën në jetë. Mirëpo pas një viti në punë, ty të duhet të konstatosh se: të gjitha pritshmëritë e tua janë shkatërruar. Por zhgënjimet s’do të vonojnë të vijnë, prandaj….ekspertët këshillojnë: me këmbët në tokë

Ti je në mes të njëzetave. Vjen nga universiteti dhe e ke kryer tashmë diplomimin. Je plot energji, gati për të nisur punën tënde, atë të parën në jetë. Njërën, që ty të thërret, ty të mbush e që me anë të së cilës, ti mund të përjetosh idealet e tua.

Ke mbushur shumë formularë e aplikime për punë dhe ke marrë edhe disa përgjigje pozitive, përveç sa e sa negativeve. Mund të ndodhë që qysh në intervistën e parë, të dytë apo të tretë për punë, t’ia dalësh me sukses. E qartë, ti je me fat. Pavarësisht se tani s’po i beson as vetes se sa fat paske pasur: dhe ja ku e ke tashmë një punë për të cilën mund të kesh ëndërruar.

Nëse ti do të duash të përmbushësh ëndrrat e tua, e madje për këtë, je i bindur. Mirëpo, pas një viti në punë, ty të duhesh të konstatosh se: të gjitha pritshmëritë e tua janë shkatërruar.

Pasi, me shumë gjasa, ti u përket atyre të rinjve që me shpresa të mëdha shkojnë drejt punës së tyre të parë e më pas përjetojnë zhgënjimin e jetës. Blogeri i njohur amerikan, Tim Urban, e përshkruan kështu dilemën me të cilën ai është ndeshur:

Fati = realitet – pritshmëritë.

Sipas studimeve të fundmit, të rinjtë ndryshojnë shumë më shpejt vendin e punës në kohët tona, se sa dhjetë vjet më parë. Kontratat afatshkurtra nuk parashikojnë detyrime të dyanshme e të mirëpërcaktuara, etj.

“Ky është fundi e një marrëdhënieje”, shkruan nga ana tjetër një studiues i kërkimeve mbi rininë, mbi këtë fenomen në një bisedë me “Huffington Post”.

Nuk është një eksperiencë e bukur, nëse pritshmëritë e tua do të të zhgënjejnë.                    Por thjesht, qëndroni me këmbët në tokë. Duhet të bëni përpara!!!

Sidoqoftë, këtu janë disa nga ëndrrat, që ty mund të t’i marrë çdo lloj pune që do të bësh:

Ke ëndërruar të punosh në një ambient kreativ
Ti je i ri në një vend pune, ndihesh me shumë energji e do t’u tregosh të gjithëve se çfarë mundesh, të thyesh struktura, koniunktura, të sjellësh aromë të re në grup. Ke imagjinuar që të punosh në një ekip me njerëz frymëzues e kreativë.

Mirëpo ja që shumica e ideve të tua nuk do të mund të aplikohen kurrë në praktikë. Pasi kolegët e tu i ka përfshirë rutina, janë të sigurt në vetvete, pa ambicie për të bërë ndryshime të mëdha. Me kohë, edhe ti kalon në një letargji e mësohesh me të, duke gjetur terrenin e duke ia futur edhe ti gjumit.

 Ke ëndërruar të punosh i pavarur
Ke imagjinuar që të reagosh me vetëpërgjegjësi në një vend të ri pune, të arrish të ndikosh në vendime, pas të cilave e gjen edhe ti veten. Mirëpo shumë nga kolegët e tu të japin përshtypjen se pavarësia në punën tënde, nuk është shumë e mirëpritur. Ata të përflasin e nuk të besojnë shumë.

Ke ëndërruar të mos ndihesh i lidhur vetëm në një vend
Për punën tënde ti ke nevojë për më shumë se sa një laptop apo një lidhje interneti. Madhështore, ti përnjëmend mendon! A mund të punoj kudo në botë, nëse dua? A s’ka thënë kështu edhe shefi yt në fillim. Por gjithçka mbetet vetëm në teori. Edhe atëherë kur dëshirohet që të gjithë bashkë të punojnë në një sallë, apo zyrë..kështu të është thënë. Për një këmbim frytdhënës me kolegët.

Ke ëndërruar të shpërblehesh për përpjekjet e tua
Në punën e re ti jep gjithçka, nuk ankohesh për punë shtesë, për kolegët e veten, punët angari apo detyrat e tepruara, të cilat përndryshe askush nuk i do. Pas një momenti, ty të ngërthen ndjenja gërryese që të bën të besosh se ti merr më pak se të tjerët, merr më pak se ç’të takon tek e fundit. Se ti nuk paguhesh sa ç’duhet për punën që bën pra.

Ke ëndërruar të punosh në një vend pa hierarki
Ti ke fantazuar që të punosh në një ambient me hierarki të sheshtë. Në një ekip në të cilin ti nuk duhet të pyesësh shumë për të marrë leje për çdo gjë që bën. Të të kërkojnë llogari për çdo gjë që bën, që ndërmerr.

Një vend pune fare pa hierarki nuk ka, kjo është e qartë. Për të ka gjithnjë nevojë. Mirëpo, shpesh hierarkitë ngrihen në kokat e njerëzve që nuk ekzistojnë fare. Nga frika e përgjegjësisë, ju shqetëson tashmë fakti se do të ketë gjithnjë dikë, i cili në rastin më të keq, e sjell gjithçka sërish në shina.

Ke ëndërruar për një marrëdhënie solide mes punës dhe jetës private
Natyrisht se je i gatshëm t’i futesh punës me kokë e të japësh gjithçka për të. Mirëpo koha jote e lirë për ty është e shenjtë. Dhe ca orë në ditë do të kishe dëshiruar t’i shijoje. Por pas disa ditëve, ti përfton ndjesinë se thjesht po përshkon itinerarin krevat-zyrë e kthim.

Ke ëndërruar të zhvillohesh
Ti ke dashur të punosh e të mbledhësh përvoja të reja çdo ditë që kalon. E tashmë prej muajsh, ti konstaton se nga puna jote nuk ka mbetur asnjë shenjë, asnjë gjë për t’u shënuar e për t’u mbajtur mend si përvojë plus. Kolegët e tu as që e kanë mendjen te ty, e shefi nuk të rezervon më asnjë shikim.

Ke ëndërruar që më në fund të kesh konton tënde
Puna e parë e vërtetë, domethënë e paguar në jetën tënde, e që të ka bërë për herë të parë të pavarur nga prindërit. Një vështrim mbi konton tënde do të të mjaftojë për të pësuar “zhgënjimin” e parë. Sheh se sa shumë taksa e diferenca nga rroga bruto në atë neto e minuse të tjera, më pas shpenzimet e domosdoshme. Këto do të të mjaftojnë për të parë se pavarësia dashka shumë punë për t’u siguruar.

Lajme

Leave a Reply