Shprehitë që na rrezikojnë shëndeti tonë në punë

Veç orarit të gjatë të punës, është dëshmuar se koha që ju kaloni në punë përfshin shprehi tjera që mund të kenë ndikim në shëndetin tuaj.  Mirëpo, kjo nuk është e gjitha! Shpesh na ndodhë që ju të veproni në mënyrë të pavetëdijshme dhe nuk e kuptoni se jeni duke sjellë në rrezik shëndetin tuaj.

Ne kemi lajme të mira për ju! Ndryshimi i shprehive nuk është i lehtë dhe nuk do të ndodhë shpejt, por kjo nuk është e pamundur! Lexoni më poshtë shprehitë të cilat në mënyrë të pavetëdijshme ndikojnë në shëndetin tonë duke e rrezikuar atë!

Anashkaloni mëngjesin: Ndërsa opinionet e shkencëtarëve ndryshojnë, shumica e ekspertëve argumentojnë se është më mirë për të ngrënë mëngjes, sesa plotësisht të harrojmë për këtë. Studimet kanë treguar se mëngjesi mund të ju ndihmojë për të filluar metabolizmin dhe plotësoni energjinë që ju duhet gjatë gjithë ditës.

Mbështetja e duarve në fytyrë: Sigurisht është gjë e rehatshme, edhe pse nuk jeni të vetëdijshëm për pasojat, pasi në këtë mënyrë rrezikoni higjienën e lëkurës tuaj. Prekja e tepruar e fytyrës tuaj shkakton përhapjen e baktereve dhe mund të çojë në puçrra dhe sëmundje të tjera të lëkurës.

 Nuk pushoni: Truri juaj ka nevojë për pushim. Pa të, niveli i produktivitetit do të bjerë, dhe kjo është provuar shkencërisht se “multitasking” nuk është efektiv, prandaj në këtë mënyrë ju nuk do të jeni në gjendje të bëni më shumë punë.

 Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë: Shumë ekspertë theksojnë se “qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është pirja e re e duhanit”, dhe kjo sigurisht nuk është një lajm i mirë për ata që i kalojnë 8 orë në ditë të ngjitur në një karrige. Pozicioni ulur mund të rrisë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, dhe ka një ndikim të keq në shpinë. Shfrytëzoni çdo mundësi për të lëvizur, dhe kjo do të bëjë një ndryshim të madh.

Nuk merrni ditë pushimi kur jeni të sëmurë: Gripi i zakonshëm mund të ketë një ndikim të madh në ju, fizikisht dhe psiqikisht. Është shumë e rëndësishme për t’i dhënë vetes pushim të nevojshëm, për shkak se në të kundërtën mund të ndodhë që sëmundja të infektojnë kolegë të tjerë.

Qëndrimi këmbëkryq: Nëse shpesh uleni në këtë pozicion, ekziston një rrezik për të fituar dhimbje në qafë dhe shpinë, dhe kjo mund edhe të rrisë presionin e gjakut. Pozicioni ideal i qëndrimit është kur të dy këmbët janë në tokë dhe gjunjët në një kënd prej 90 gradë.

 

 

Keshilla

Leave a Reply