Tri arsye se përse HUMORI është ÇELËSI i SUKSESIT në VEND TË PUNËS!

A e dini se një sens i mirë i humorit do t’ju ndihmoj të bashkëpunoni më mirët me njerëzit në vendin e punës?

Sensi i mirë i humorit do t’ju ndihmoj t’i kryeni gjërat më lehtë duke e ngritur moralin e kolegëve dhe nivelin e angazhimit. Veç  kësaj, sensi i humorit e ngrit produktivitetin duke e zvogëluar stresin në punë.

Veç këtyre, të qenit “argëtues në punë” i ndihmon punëtorët të komunikojnë dhe të ndajnë ide pa pasur ndonjë hezitim. Sipas një studimi që i kishte përfshirë rreth 275,000 njerëz, ishte zbuluar se niveli i lartë i lumturisë në vend të punës i bënte njerëzit më kreativ.

Njerëzit ndjehen më komod në ambiente ku mbizotëron sensi i mirë i humorit dhe kjo është arsyeja se përse idetë i godasin mendjet e tyre më lehtë. Nëse ende keni ndonjë dyshim se a mund të jetë humori i lidhur me suksesin apo jo, ja disa pika që e dëshmojnë këtë.

 

Të bën më kreativhappy-people-coworking
Humori është mënyra më e mirë për të krijuar një ambient të shoqërueshëm dhe të lumtur ku njerëzit mund të komunikojnë lehtë me njëri-tjetrin dhe t’i ofrojnë idetë e sugjerimet e tyre.
Kur qeshni dhe ndjeheni të argëtuar, ju automatikisht keni një mendje më kreative.

Të mban të qetë gjatë ditëve të këqija
Duhet të ballafaqoheni me lloj-lloj situatash në zyrë në baza ditore, duke filluar nga problemet e vogla e deri tek krizat më të mëdha. Por, nëse keni sens të mirë të humorit ju team-work-1024x683do të jeni më të qetë gjatë krizave dhe do të mund të ballafaqoheni me çdo problem.

Humori të mban të shëndetshëm
Stresi është i keq për shëndetin dhe e zvogëlon efiçiencën tuaj në punë. Megjithatë, një sens i mirë i humorit të mban mirë në termat fizik, mendor dhe emocional.  /Telegrafi/

Keshilla

Komentoni